Peci revoltohet ndaj Musliut: N’daç gjuani me ujë, n’daç me plumba, nuk ka bir nëne që më ndalë

Prishtinë | 21 Dhj 2021 | 15:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka pasur një përplasje me deputeten e PDK-së, Ganimete Musliu, teksa po raportonte para Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, për çështjen e subvencioneve.

“N’daç gjuni më ujë qysh keni gju në të kaluarën, n’daç me plumba, nuk ka birë nane që e ndal Faton Pecin me luftu krimin dhe korrupsion në Ministrinë e Bujqësisë”, ka thënë Peci pas hedhjes më ujë nga deputetja Ganimete Musliu.

Sikur shihet në videon e Arbresh info, konflikti ka ardhur pasi ministri Peci po raportonte para deputetëve për çështjen e subvencioneve dhe i është drejtuar deputetes nga Drenica, duke i thënë se ajo e përfaqëson krimin.

“Nuk ka më me vjedh dostat e Ganes në Ministrinë e Bujqësisë, sa të jem unë ministër”, u shpreh ai.

“Janë kriju zyret dhe fermerët janë udhëzu shko te filan zyrja… Ti përfaqëson gjuhën që përfaqëson krimin. Qajo pjesa e krimit në Ministrisë së Bujqësisë ka një mbështetje politike”, ka thënë Peci.

LEXO EDHE:

Të ngjashme