Pejani e kërcënon ish të dashurën përmes telefonit

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është bërë e ditur se është arrestuar një qytetar nga Peja, pasi që ai kishte kanosur ish të dashurën e tij përmes telefonit.

Ndërsa siç bëhet e ditur i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Beteja e Logjës, Pejë 07.04.2021 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti  përmes telefoni  i kishte kanosur  ish të dashurën e tij viktimën femër  kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Të ngjashme