PEK: Presidenti i ri austriak, shembull për politikën kosovare

Prishtinë | 08 Dhj 2016 | 14:58 | Nga

Partia Ekologjike e Kosovës dhe Forumi Rinor i Ekologëve të Kosovës përgëzojnë fitoren e ish-liderit të Partisë së Gjelbër, profesor Alexander Van der Belen, për President të Austrisë.

“Na gëzon fakti se fitorja e Alexander Van der Belenit, në këto zgjedhje presidenciale ishte, jo vetë një triumf  bindës e një kandidati me orientime demokratike, kundër politikës populliste dhe masave shtrënguese, por fitorja e tij ishte edhe shprehje e interesimit gjithnjë më të madh i qytetarëve për çështjet dhe avancimin e mjedisit dhe ambientit ekologjik, që shpresojmë se do ketë ndikime pozitive edhe tek qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Jemi të bindur se zgjedhjet presidenciale në Austri do të ndikojnë dhe do të jenë shembull i mirë për votuesit dhe për spektrin politikë kosovarë që të mbështesin dhe forcojnë edhe më tej proceset demokratike dhe të kushtojnë vëmendje më të madhe çështjeve të ekologjisë dhe mjedisit që është një çështje aktuale dhe mjaft i ndjeshëm”, vlerëson PEK-u.

“Ne përshëndesim dhe vlerësojmë pozitivisht zgjedhjen e Alexander Van der Belit, president të Austrisë dhe shpresojmë se fitorja e tij do të sjell ndryshime pozitive për perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës si dhe paqen dhe stabilitetin edhe në Ballkan”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme