PEN-i shënon “Ditën e Baballarëve”, argëton fëmijët

Prishtinë | 18 Qer 2019 | 14:34 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata PEN ka shënuar “Ditën Ndërkombëtare të Babait”, me lojëra dhe aktivitete të ndryshme nga fëmijë me baballarët e tyre, raporton EkonomiaOnline.

Bledor Kalleci nga organizata PEN, tha se ky organizim është në kuadër të projektit  “Përfshirja e burrave dhe grave në barazi gjinore”.

 Po ashtu tha se ky projekt është i mbështetur edhe nga UNFPA.

“Sot organizata PEN me projektin ‘Përfshirja e burrave dhe grave në Bazari Gjinore’ organizon aktivitet për shënimin e ditës ndërkombëtare të baballarëve. Ky projekt është i mbështetur nga UNFPA dhe sot jemi këtu në sheshin ‘Zahin Pajaziti’ nga ora 2 deri në orën 6  për ta shënuar ditën e baballarëve”, tha ai.

Organizata PEN ka vendosur një tendë dhe ka organizuar aktivitete të ndryshme kryesisht lojëra për fëmijë, të cilat do të jenë prezente deri në orën 18:00.

Në këtë aktivitet nuk është përfshirë Komuna e Prishtinës, apo ndonjë institucion tjetër pasi sipas organizatorëve kanë dashur që fokusin kryesor ta kenë tek fëmijët.

Të ngjashme