PEN-i shënon “Ditën e Vajzave”, promovon stilin e jetesës së shëndetshme

Prishtinë | 11 Tet 2019 | 18:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata jo-qeveritare Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatar – PEN,  për nder të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave, ka organizuar aktivitetin parakalim me biçikleta, raporton EkonomiaOnline.

Koordinator i projektit, Bledor Kalle, tha për EkonomiaOnline se përmes këtij aktiviteti synojnë  të rrisin vetëdijen e pjesëmarrjes së vajzave dhe grave në sport, si dhe promovimin e një stili jetese të shëndetshme.

“Qëllimi i këtij organizimi është të ngritë vetëdijen tek njerëzit sepse është e rëndësishme në shoqëri mu angazhua të gjithë në mënyrë të barabartë dhe të kemi drejtësi gjinore të barabartë dhe me arrit me i thye këto stereotipa të cilat i ka krijuar shoqëria”, tha ai.

Sipas tij gjithmonë kjo ditë shënohet me aktivitete sportive dhe që ka për qëllim promovimin e jetës së shëndetshme.

“Ky event apo ‘Dita Ndërkombëtare e Fëmijës Vajzë’ është hera e tretë që po shënohet nga organizata PEN dhe gjithmonë mundohemi me shënua me anë të sportit ose me promovua një lloj të sportit dhe sivjet kemi vendos qe me i përdor biçikletat për një parakalim këtu në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ dhe me promovua një lifestyle të shëndetshëm në lidhje me biçikletat dhe në lidhje me vajzat dhe djemtë e rinj. Këtu i kemi 50 biçikleta të cilat PEN-i i ka sponsorizua dhe kush do mund të merr pjesë në mënyrë vullnetare”, tha ai.

Parakalimi u bë nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te Kuvendi i Kosovës.

Të ngjashme