PEN me shfaqje teatrale promovon barazinë gjinore

Prishtinë | 10 Dhj 2020 | 18:37 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN), me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, organizoi një shfaqje teatrale me fokus në rëndësinë dhe rolin e barazisë gjinore, raporton Ekonomia Online.

Bledor Kalleci nga Organizata joqeveritare PEN, ka përcjellë te publiku mesazhin kryesor të shfaqjes që ka të bëjë me barazinë gjinore.

Madje ai tha për Ekonomia Onlinese se Shfaqja është realizuar kuadër të 16 ditë aktivizmi të shënimit të ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut .

“Sot në kuadër 16 ditë aktinizmi kemi shënuar ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe kemi organizuar dy aktivitete. Kjo është një shfaqje teatrale i përgatitur prej trive dhe të rejave që janë të angazhuar në organizatën tonë. Fillimisht qëllimi kësaj shfaqje ka qenë të tërheqë publikun me arrit me kuptu më shumë për barazinë gjinore dhe të drejtat e njeriut ndërsa në aktivitetin e dytë e kemi një panel diskutimi me zonjën Majlinda zëvendëse e avokatit të popullit ku kemi për të diskutuar për të drejtat e njeriut dhe ku qëndron Kosova në këtë aspekt. PEN po e shënon ditën e tretë me këto aktivitete. Sipas mendimit qëndrojmë mirë me të drejtat e njeriut por duhet të jetë përfshirja e grave dhe burrave në punë të ndryshme. Shpresoj që në të ardhmen të rinjve tu jepet mundësia që të shfaqin këto shfaqje edhe në rajon”, shtoi Kalleci.

Ndërsa aktorja Elza Krasniqi tregoi emocionet që ka pasur gjatë shfaqjes.

“Unë jom ndje shumë mirë gjatë kësaj shfaqje. Mesazhi përcjellë të drejtat e barabarta të një vajze dhe djali. Është e vështirë për ata që janë fillestar por kush e don këtë punë nuk është e vështirë. Zakonisht duhet me ndi veten të shlir në skenë. Normalisht që ka emocione sepse përcjellë mesazh te publiku që na ka bërë me stres”, shtoi Krasniqi.

E regjisori Drin Berisha përmendi vështirësitë në skenë, ku sipas tij mund të ndodh të harrosh edhe tekstin nga emocionet

“Emocionet të shumta kanë qen para shfaqjes se qysh ka me shku a ka me pas gabime. Mesazhi ka qenë që barazia gjinore të përdoren në cdo kohë dhe mos me pas mosmarrëveshje. Ndodh që në raste të shumta harrojnë tekstin dhe nuk dalin fjalët nga goja dhe ki mendime që kjo është keq po e heqim. Një aktor duhet të ketë parasysh që në rregull do të shkoj gjithçka dhe të japë atë që ka për të aktruar”, tha Berisha.

Të ngjashme