PEN: Steriotipet duhet të largohen, të ketë barazi gjinore e të drejta të barabarta

Prishtinë | 11 Tet 2019 | 14:24 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata jo-qeveritare Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatar – PEN me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave mbajti ligjëratë në lidhje me barazinë, drejtësinë gjinore si dhe integrimin e barabartë në shoqëri, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se qëllimi është që të arrihet  të fuqizohen vajzat e reja dhe  të thyhen steriotipet gjinore.

Drejtori ekzekutiv i Rrjetit të Edukatorëve Bashkëmoshatarë( PEN), Bujar Fejzullahu, tha se duan të fuqizojnë të rinjtë të bëhen trajnerë të ndryshimeve pozitive.

“Faktikisht PEN punon shumë në barazi gjinore e të drejta barabarta. Qëllimi ynë ka qenë të fuqizojmë të rinjtë të bëhen trajner të ndryshimeve pozitive. Punojmë shume me te rinj. Dita Ndërkombëtare ka disa vjet që e shënojmë , bëjmë aktivitete. Një ka qenë turnir futbolli ku kanë luajtur vajzat e djemtë tifo, vitin e kaluar. Tjetër ku vajza ka kryer punën e mekanikut, vozitëses, djemtë kanë hekurose e kështu. Steriotipet duhet të largohen që të kemi një shoqëri të shëndoshë. “, tha ai.

Ai ftoi të rinjtë të përcjellin dhe të shohin mundësinë  e të aplikojnë në programet që ata ofrojnë.

Profesoresha e Fakultetit Filozofik, Vjollca Krasniqi, theksoi se qëllimi i kësaj dite është fuqizimi i vajzave.

“Ndihem e lumtur dhe privilegjuar. Ndaj me ju disa ide rreth fuqizimit të vajzave. E rëndësishme ky shënim, është se UP-ja dhe institucionet duhet të hapen për iniciativa për shoqëri civile, me industrinë me ekonominë, për zhvillim shoqëror.  Kritika është e ashpër. UP-ja e sheh veten si të vetëm në prodhimin e dijes. Kosova po tregon që është pjesë e botës, nuk ka luksin me qenë e vetmuar për  organizime në rrafshin global, e cila sheh gjininë dhe të drejtat e vajzave , fëmijëve. Kemi nevojë dhe duhet të jemi pjesë e agjendës në rrafshin lokal dhe global”, tha ajo, raporton EO.

Të ngjashme