Pensionistët i drejtohen Qeverisë me një varg kërkesash, zyrtari i ministrisë u premton ndryshimin e ligjit

Prishtinë | 01 Tet 2022 | 13:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Ditën Ndërkombëtare të Pensionistëve Shoqata e Pensionistëve ka organizuar tribunën me temë “Dinjitet për pensionistët”, raporton Ekonomia Online.

Ata i janë drejtuar Qeverisë me një varg kërkesash, por i vetmi që i dëgjoi ishte Berat Zhinipotoku nga departamenti i pensioneve në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi, tha kërkesat e vazhdueshme të tyre nuk po merren parasysh, ndonëse tha se janë në gjendje tejet të vështirë.

“…ftojmë institucionet që në më mbështesin në angazhime tona, kërkojmë të veprojë dhe të reflektojë sa i përket gjendjes së vështirë që jemi”.

Shaban Kajtazi, kryetar nderi i Shoqatës kërkoi nga kryeministri Albin Kurti ta kthej vëmendje te kjo kategori.

“Ne e kemi mbajtur gjallë këtë shtet pensionistët kanë ngelur në një pozitë të rëndë, kemi pasur shumë takime, por asnjë Qeveri nuk ka bërë gjë”.

“Iu lus që t’i ktheni kësaj moshe, nëse nuk e respektoni këtë moshë nuk i respektoni as prindërit tuaj. T’i kthehet zoti Kurti kësaj kategorie”.

Përderisa Berat Zhinipotoku, nga departamenti i pensioneve në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve u zotua se do t’i marrin parasysh kërkesat e tyre dhe se do të bëjnë ndryshimin e ligjit në mënyrë që pensionistët mos të paraqiten çdo gjashtë muaj të dëshmojnë se janë gjallë.

Edhe përkundër insistimit të gazetarit Xhevdet Pozhari që po i përkrah pensionistët në kërkesat e tyre, Zhinipotoku nuk dha një datë se kur ky ligj do të procedohet për ndryshim.

“Ju jeni prindërit tanë ne e kem obligim ndaj juve, sekreti është në udhëtim por ju ka dhënë fjalën që to t’i përkrahin kërkesat tuaja. Për muajin tetor janë ndarë 100 euro, jemi duke punuar të largohet kjo periudha 6 mujore. Po përgatiten ndryshimin e ligjit për skemat sociale, do të jeni edhe ju aty. Ju mirëpresim në çdo kohë dhe të adresoni secilën kërkesë”.

“Më vjen keq se nuk mundem me dhanë lajmin për 6 mujorin, ligji duhet të ndryshohet nga Kuvendin, por ne do ta bëjmë sa më shpejt të jetë e mundur, para fundit të vitit brenda muajit të ardhshëm na e dërgojmë”.

Fillimisht ata me një aksion simbolik duke lëshuar pëllumba para Qeverisë kanë kërkuar trajtim të dinjteshëm.

LEXONI EDHE:

Lexo më shumë:

Të ngjashme