Për 1 maj dhe ditët në vazhdim, mot kryesisht i ngrohtë

Prishtinë | 01 Maj 2018 | 08:16 | Nga

Ditët e para të majit me mot të ngrohtë dhe reshje lokale shiu.

Ditëve të para të majit, temperaturat mbesin mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 11C deri në 14C, ndërsa maksimalet nga 24C deri në 26C.

1.05-2.05 – Mot i ngrohtë, pjesërisht i vranët. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

3.05 – Mot i ngrohtë, me vranësira dhe diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje në perëndim të vendit mundësi për reshje të dobëta shiu.

4.05 – Mot i ngrohtë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite priten reshje lokale shiu dhe bubullima.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatare nga juglindja 3-13m/s.

Shtypja atmosferike, do të zbres rreth vlerave normale, e nga mesi i javës pritet të zbres në këto vlera.

Të ngjashme