Për 24 orë, dy të vdekur dhe 46 të infektuar me Coronavirus

Prishtinë | 26 Sht 2020 | 15:12 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 46 raste të reja me Coronavirus, raporton Ekonomia Online.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 560 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 15 425 raste nga 65 454 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 619 raste të vdekjes.

Drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani, tha se numri i rasteve aktive është 1 641. Ai sërish ka apeluar që të bartet maska dhe të mbahet distanca.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 77 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.165 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1 641.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 21 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Gjilan 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjakovë, Kamenicë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë dhe Viti.

Të ngjashme