Për 24 orë 53 aktakuza, kundër 75 personave për vepra të ndryshme penale

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetetre (53) aktakuza, kundër shtatëdhjetepesë (75) personave për vepra të ndryshme penale, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për dyzetetetë (48) orë, dhjetë (10) persona të dyshuar, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake apo para-policore” nga neni 3 i Ligjit Nr. 05/L-002 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza kundër dyzetekatër (44) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Kanosja“. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në KPRK.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh. Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhunë në familje“.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.

Të ngjashme