Për 24 orë 85 aktakuza, kundër 104 personave

Prishtinë | 26 Nën 2020 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetepesë (85) aktakuza, kundër njëqindekatër (104) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar.

Gjithashtu janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave të dyshuar dhe një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur pesëdhjetegjashtë (56) aktakuza kundër gjashtëdhjetenjë (61) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale dhe ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale. Prokuro

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme