Për 24 orë iu ngritën aktakuza 62 personave

Prishtinë | 24 Mar 2021 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se nga prokuroritë themelore janë ngritur 56 aktakuza kundër 62 personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 7 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 5 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 6 personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi. Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me propozim që masa e paraburgimit të mbahet në institucionin e kujdesit shëndetësor, ndaj një (1) personi dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme