Për 24 orë janë ngritur 114 aktakuza kundër 149 personave

Prishtinë | 28 Sht 2022 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindekatërmbëdhjetë (114) aktakuza kundër njëqindedyzetenëntë (149) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona të dyshuar dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tetë (8) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit,  me urdhër të prokurorit ka ndaluar trembëdhjetë (13) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, si dhe, ka ngritur dyzetetre (43) aktakuza kundër pesëdhjetegjashtë (56) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) të dyshuari. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për cakitmin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka  ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetetetë (38) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale.

Të ngjashme