Për 24 orë, në Kosovë u shqiptuan 945 tiketa trafiku

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së dielë, në Kosovë kanë ndodhur 27 aksidente.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së dielë janë shqiptuar 945 tiketa trafiku, ndërkaq janë arrestuar 13 persona

Gjatë ditës së dielë, në Kosovë kanë ndodhur 27 aksidente, në mesin e të cilave 15 kanë qenë me persona të lënduar, 11 pa të lënduar, ndërkaq një aksident ka përfunduar me fatalitet.

Në aksidentin që ndodhi mbrëmë në rrugën Prizren-Gjakovë, në fshatin Celinë, ka humbur jetën një person ndërkaq lëmndime trupore kanë marrë katër persona të tjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Policia bën të ditur se gjatë së dielës ka arrestuar 13 persona, në mbajtje janë dërguar 5, ndërkaq 4 të tjrë në vuajtje të dënimit.

Të ngjashme