Për 24 orë, Policia e Kosovës shqipton 489 gjoba për mosrespektim të masave anti Covid

Prishtinë | 05 Tet 2021 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Qytetarë të shumtë nuk po përfillin masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shtetërore e shëndetësore.

Me këtë rast, Policia e Kosovës po vazhdon që të shqiptojë gjoba për gjithë ata të cilët nuk po respektojnë masat kundër koronavirusit.

Vetëm gjatë së hënës policia shqiptoi 498 gjoba.

Ndërkohë që nga java e fundit e gushit numri i rasteve të vdekjeve por edhe i rasteve pozitive shënuan rritje, për çka u ndërmorën edhe masat antiCOVID-19.

Të ngjashme