Për 24 orë Prokuroria e Shtetit ngriti 44 aktakuza kundër 60 personave

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se nga prokuroritë themelore janë ngritur 44 aktakuza kundër 60 personave, për vepra të ndryshme penale.

Sipas një njoftimi për media, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 11 persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tetë personave të dyshuar.

Më poshtë i keni aktakuzat e ngritura në Prokuroritë Themelore nëpër komunat e Kosovës:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka ngritur 11 aktakuza kundër 13 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona për 48 orë, ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për shtatë persona, si dhe ka ngritur gjashtë aktakuza kundër 11 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Gjithashtu kjo prokurori ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person, si dhe ka ngritur katër aktakuza kundër 10 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona të dyshuar dhe ka ngritur 13 aktakuza kundër 15 personave për vepra të ndryshme penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme