Për 24 orë Prokuroria ngrit 60 aktakuza

Prishtinë | 28 Maj 2019 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit, njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur 60 aktakuza kundër 80 personave për vepra të ndryshme penale, si dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 10 persona për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë bërë 7 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 48 orë të 7 personave për vepra të ndryshme penale, si dhe, është bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar gjashtë (6) persona. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit njofton opinionin se janë ngritur 11 aktakuza, ndaj 13 personave, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur 10 aktakuza për 12 persona, si dhe 1 aktakuzë ndaj 1 personi në Departamentin e Krimeve të Rënda.

Në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur njëzet e një (21) aktakuza, për tridhjetë e shtatë (37) persona. Ndërsa, në Departamentin e Krimeve të Rënda është ngritur një (1) aktakuzë për një (1) person. Gjatë 24 orëve të fundit Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy persona në dy raste të ndara, kurse Departamenti për të Mitur ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një person.

Në Prokurorinë Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit është bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të miturit për veprën penale “vrasje në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28, të KPRK-së. Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve ka ngritur 9 aktakuza në Departamentin e Përgjithshëm, kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, më 24 maj 2019, ka ndaluar 2 (dy) persona, për shkak të dyshimit të veprave penale, ‘’Legalizim i përmbajtjes së rremë’’ dhe ‘’Falsifikim i dokumenteve’’, si dhe ndaj tyre ka paraqitur kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente në Gjilan. Gjithashtu, ka ngritur 5 (pesë) aktakuza, kundër 5 (pesë) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton opinionin se për 24 orët e fundit ka ngritur 4 aktakuza kundër 4 personave, për veprat penale  “Lëndim i lehtë trupor”, “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare“, “dhuna në familje” si dhe “kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person për veprën penale “grabitje e armatosur”, si dhe, ka bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur 6 aktakuza kundër 6 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj- Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, si dhe, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj-Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur tri (3) aktakuza ndaj gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Me datë 24 maj, Prokuroria Themelore e Pejës ka mbajtur konferencë për media, lidhur me ngritjen e 20 aktakuzave, ndaj 21 të pandehurve lidhur me listat e veteranëve të luftës.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

  1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

                ////////////////

  • Prokuroria Themelore Prishtinë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar gjashtë (6) persona. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit njofton opinionin se janë ngritur 11 aktakuza, ndaj 13 personave, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur 10 aktakuza për 12 persona, si dhe 1 aktakuzë ndaj 1 personi në Departamentin e Krimeve të Rënda.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar gjithsej gjashtë (6) persona për vepra të ndryshme penale. Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar personat me inicialet R.Z., dhe F.Sh., me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lirimi i kundërligjshëm i personave të privuar nga liria”, si dhe personin me inicialet H.P., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar personat me inicialet Sh.L., A.B., dhe G.G., me dyshimin se kanë kryer veprën penale ”Trafikimi i kundërligjshëm dhe trafikimi i organeve dhe qelizave njerëzore”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit S.B., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:

/////////

Bastisje:

/////////

Sekuestrimet e përkohshme:

/////////

Aktakuzat:

Në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, janë ngritur 11 aktakuza, ndaj 13 personave për vepra të ndryshme penale. Në Departamentin e Përgjithshëm, janë ngritur gjithsej 10 aktakuza, për 12 persona.

2 aktakuza kundër 2 personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

1 aktakuzë kundër 1 personi, për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”;

1 aktakuzë kundër 1 personi, për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”;

3 aktakuza kundër 4 personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

1 aktakuzë kundër 2 personave, për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”;

1 aktakuzë kundër 1 personi, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”;

1 aktakuzë kundër 1 personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, është ngritur 1 aktakuzë, ndaj 1 personi, në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.

Informatat tjera:

/////////

Raste tjera me interes për publikun:      

/////////

  • Prokuroria Themelore Prizren:

Në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur njëzet e një (21) aktakuza, për tridhjetë e shtatë (37) persona. Ndërsa, në Departamentin e Krimeve të Rënda është ngritur një (1) aktakuzë për një (1) person. Gjatë 24 orëve të fundit Departamenti i Përgjithshëm ka bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy persona në dy raste të ndara, kurse Departamenti për të Mitur ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një person.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

////////////////

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Gjatë 24 orëve të fundit Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie, ka bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy persona në dy raste të ndara e që kanë të bëjnë me dhunë në familje, kurse Departamenti për të Mitur një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një person:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurit A.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosje” nga neni 181 paragrafi 4 lidhur me nenin 248 të KPRK-së. 

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurës S.L., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje” nga neni 248 paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për të Mitur, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, kundër të pandehurit me inicialet E.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 186 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 1 dhe nenin 31 të KPRK-së.

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:

////////////

Bastisje:

//////////

Sekuestrimet e përkohshme:

//////////

Aktakuzat:

Në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur njëzet e një (21) aktakuza, për tridhjetë e shtatë (37) persona për këto vepra penale: “Ndërprerja e palejuar e shtatzënisë”, “Kanosja”, “Lëndim i lehtë trupor”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Rrezikimi i trafikut publik”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, “Vjedhje e rëndë”, “Vjedhje”, “Vjedhja e shërbimeve”, “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndërsa, në Departamentin e Krimeve të Rënda është ngritur një (1) aktakuzë për një (1) person, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1 lidhur me paragrafin  2.1 të KPRK-së.

Informatat tjera:

////////////

Raste tjera me interes për publikun:      

/////////////

  • Prokuroria Themelore Pejë:

Në Prokurorinë Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit është bërë  një kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të miturit për veprën penale “vrasje në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28, të KPRK-së. Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve ka ngritur 9 aktakuza në Departamentin e Përgjithshëm, kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale.

Në Departamentin e Përgjithshëm nuk ka pasur të ndaluar për 24 orë.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera) – të ceken të dhënat si në vijim:

Departamenti për të Mitur ka bërë  kërkese për caktimin e paraburgimit ndaj të miturit për veprën penale “vrasje në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28, të KPRK-së.

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare – të ceken të dhënat si në vijim:

///////////////

Bastisjet – të ceken  të dhënat si në vijim:

////////////

Sekuestrimet e përkohshme –  të ceken të dhënat si në vijim:

////////////

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve ka ngritur 9 aktakuza në Departamentin e Përgjithshëm, kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale.

1. Aktakuzë për veprën penale nga neni 358

2. Aktakuzë për veprën penale nga neni 335

3.Aktakuzë për veprën penale nga neni 378

4. Aktakuzë për veprën penale nga neni 275

5. Aktakuzë për veprën penale nga neni 185/335

6. Aktakuzë për veprën penale nga neni 335

7. Aktakuzë për veprën penale nga neni 401

8. Aktakuzë për veprën penale nga neni 358

9. Aktakuzë për veprën penale nga neni 327

Informatat tjera:

Me datë 24 maj, Prokuroria Themelore  e Pejës ka mbajtur konferencë për media, lidhur me ngritjen e 20 aktakuzave, ndaj 21 të pandehurve lidhur me listat e veteranëve të luftës.

Raste tjera me interes për publikun:

///////////

  • Prokuroria Themelore Gjilan:

Prokuroria Themelore në Gjilan, më 24 maj 2019, ka ndaluar 2 (dy) persona, për shkak të dyshimit të veprave penale, ‘’Legalizim i përmbajtjes së rremë’’ dhe ‘’Falsifikim i dokumenteve’’, si dhe ndaj tyre ka paraqitur kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente në Gjilan. Gjithashtu, ka ngritur 5 (pesë) aktakuza, kundër 5 (pesë) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy persona, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Legalizim i përmbajtjes së rremë’’ dhe ‘’Falsifikim i dokumenteve’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur 2 (dy) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 2 (dy) personave, për shkak të dyshimit të veprave penale ‘’Legalizim i përmbajtjes së rremë’’ dhe ‘’Falsifikim i dokumenteve’’.

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:

//////

Bastisje:

//////

Sekuestrimet e përkohshme:

//////

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan – Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur 1 (një) aktakuzë, kundër të pandehurit A.C., për shkak të veprës penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’. Ndërkaq, Departamenti Përgjithshëm i kësaj prokurorie, ka ngritur 4 (katër) aktakuza, ndaj 4 (katër) personave, për këto vepra penale: ‘’Lëndim i rëndë trupor’’, ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’, ‘’Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’ dhe ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.

Informatat tjera:

//////

Raste tjera me interes për publikun:

//////

  • Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton opinionin se për 24 orët e fundit ka ngritur 4 aktakuza për 4 persona, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të Prokurorit: 

///////////

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

 //////////

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:

//////////

Bastisjet:

/////////////

Sekuestrimet e përkohshme: 

///////////

Aktakuzat:

Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë për 24 orë janë ngritur 4 aktakuza, nga Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie.

Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale  “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188 paragrafi, pika 1.4 të KPRK-së;

Është ngritur aktakuzë për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare “nga neni 410 paragrafi 1 të KPRK-ës.

Aktakuzë kundër një personi, për shkak të veprave penale “dhuna në familje” nga neni 248 paragrafi 1 të KPRK-së dhe “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, nga neni 402 paragrafi 2 lidhur me paragrafin1 të KPRK-së.

Aktakuzë kundër një personi, për shkak të veprave penale, “kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” nga neni 146 paragrafi 3 pika 3.3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 275 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Informatat tjera

//////////

Raste tjera me interes për publikun:

//////////

7.Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person për veprën penale “grabitje e armatosur”, si dhe, ka bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur 6 aktakuza kundër 6 personave për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të Prokurorit:

Në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar një person për veprën penale “grabitje e armatosur” nga neni 317 KPRK.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

////////////

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:

////////////

Bastisjet:

/////////

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një korsesë për sekuestrim për veprën penale “falsifikim të dokumenteve”, nga neni 390 KPRK.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 6 aktakuza kundër 6 personave:

 4 aktakuza kundër 4 personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 314/KPRK;

 1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “rrezikim i trafikut publik” nga neni 378 KPRK;

 1 aktakuzë kundër 1 person për veprën penale “Armëmbajtje pa leje” nga neni 374 KPRK;

Informatat tjera:

/////////////

Raste tjera me interes për publikun:

///////////

8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Prokuroria Themelore në Ferizaj- Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, si dhe, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj-Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur tri (3) aktakuza ndaj gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

 Ndalimet e personave me urdhër të Prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj-Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një person A.I. për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 186 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj- Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.I., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 186 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:

////////////

Bastisjet – të ceken  të dhënat si në vijim:

////////////

Sekuestrimet e përkohshme:

///////////

Aktakuzat:

Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka ngritur tri (3) aktakuza ndaj gjashtë(6) personave E.B., G.D., R.H., Ç.D., M.S., dhe A.M., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Grabitja” nga neni 317, “Dhënie ryshfeti” si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366  dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm  nga neni 367 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Të ngjashme