Për 28 Nëntor, Ali Hadri nderohet në New York

Prishtinë | 29 Nën 2018 | 10:40 | Nga Ekonomia Online

Figura e shquar kombëtare, Ali Hadri u nderua në New York nga kryetari i Bashkisë së Bronxit në New York, Ruben Diaz Jr në shënimin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.

Proklamatën e Nderit e pranoi bashkëshortja e akademik Ali Hadrit, Nazmije Hadri, e cila shprehu mirënjohjen e saj për këtë vlerësim të lartë. Ajo tregoi sesi misioni jetësor i Hadrit ishte Pavarësia e Kosovës.

Nazmije Hadri para të pranishmëve foli për kontributin e bashkëshortit të saj në fushën e arsimit dhe synimin që ai kishte të krijohen kuadro që do të punojnë për realizimin e projektit të Kosovës së Pavarur.

Në ceremoni morrën pjesë edhe zëvendësguvernatorja e shtetit të New York-ut, Kathy Hochul, senatorja Alessandra Biaggi dhe asamblisti Stephen B. Kaufman.

Këtë ngjarje, Bashkia e Bronxit e organizoi në bashkëpunim me Fondacionin e Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane – “Bijtë dhe Bijat e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara” nën udhëheqjen e Presidentit dhe themeluesit, Esad Rizai.

Me këtë rast para Bashkisë së Bronx u ngrit në shtizë edhe Flamuri Kombëtar, krah për krah atij të Shteteve te Bashkuara te Amerikës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme