Për Ditën e Tokës mbillen 30 fidanë dhe pastrohet Kampusi Universitar

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 10:39 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata “Let’s do it Kosova”, në bashkëpunim me Rektoratin e UP-së, Komunën e Prishtinës dhe disa organizata mjedisore, kanë organizuar aksion pastrimi dhe mbjellje e drunjve në hapësirat e Kampusit Universitar, raporton Ekonomia Online.

Besnik Shabiu nga Let’s Do It Kosova tha se këtë javë organizata ka vendosur ta quaj java e tokës por nuk mjafton një javë për pastrim.

Ai tha se në Kampus është aktiviteti i fundit vullnetar sepse ky ambient duhet të ketë ambient të pastër çdo ditë.

“Nuk mjafton asnjë javë me pastruar hapësirat me mbeturinat, ky do jetë aksioni i fundit vullnetar që di realizohet në kamapusin e UP sepse ky kampus duhet të jetë vendi i fundit për aktivitete të tilla, ky ambient këtu duhet të na mbledh me promovuar kujdesin e mjedisit dhe duhet bërë thirrje që njerëzit me i mirëmbajt hapësirat ku jetojnë”, tha ai.

Ai tha se shpreson që vitin e ardhshëm ky kampus të mos ta ketë më problem ambientin, por të flitet vetëm për progresin e këtij universiteti.

“Shpresojmë që vitin tjetër këtu të vijmë të diskutojmë për rezultatet e mira të UP-së dhe nga këtu të bëjmë ftesë për të u kujdesur qe të kemi një ambient të pastër”, tha Shabiu.

Prorektorja e UP-së për Financa, Myrvete Badivuku tha se bashkërisht duhet kontribuuar në ambientin e pastër dhe nuk mjafton vetëm një ditë siç është Dita e Tokës për mirëmbajtje.

“Jemi bashku sot me shënuar ditën e tokës simbolikisht me aktivitete që kanë të bëjnë me pastrim dhe mbjellje në këtë kampus, dita e tokës është simbolike me vetëdijesuar qytetarët për kujdes më të madh për tokën, ftojmë të gjithë shfrytëzuesit e kampusit që jo vetëm sot por gjatë tërë vitit të kontribuojnë çdo ditë nga pak në mirëmbajtjen e ambientit të kampusit”, tha Budivuku.

Fatbardha Mehmetukaj, zyrtare për mjedis në Komunën e Prishtinës, tha se Komuna po vazhdon të mbjellë drunj nëpër gjithë komunën, raporton EO.

“Edhe komuna e Prishtinës i është bashkuar kësaj iniciative për të pastruar kampusin dhe të shtohen fidanë drunj të lartë për shkak të absorbimit të madh të pluhurave dhe efekteve pozitive që ka në mjedis”, tha Mehmetukaj.

Ajo tha se sot në këtë kampus do mbillen 30 fidanë dhe ky numër pritet të shtohet në ditët në vazhdim.

“Komuna e Prishtinës është në fazën e mbjelljeve në gjithë qytetin, ketë ditë pritet të mbillen 30 fidanë duke vazhduar të bëhet numri me i madh, çdo vit numri i fidanëve shkon duke u shtuar dhe duke krijuar një sipërfaqe të gjelbër”, tha ajo.

Të ngjashme