Për Ditën e Vajzave prezantohet murali “Vulose”

Prishtinë | 11 Tet 2019 | 14:52 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nën tingujt e muzikës dhe nën rrezet e diellit është mbajtur instalacioni i artistes Alketa Xhafa-Mripa me titull “Kurrë s’je e re për me pri e me pru drejtësi” në amfiteatrin e Qendrës së Studentëve në Prishtinë.

Qëllimi kryesor është  që të rritet vetëdija për sfidat me të cilat përballen vajzat, nevoja për fuqizim dhe përmbushjen e të drejtave të njeriut, raporton Ekonomia Online.

Aty, aktivistja Alketa Xhafa-Mripa ka prezantuar muralin e titulluar “Vulose”.

Ajo ka thënë se kjo vepër nuk është vetëm e saj.

“Është e rëndësishme që jeni bërë pjesë e kësaj vepre. Po e bukura e kësaj është se sonte të njëjtat thënie do të shfaqen në qeveri. Të njëjtën kohe janë vula dhe tash e shohim se vula shpesh janë parë tek meshkujt, por tash ne e kemi vulën. E kemi murin mbrapa që do t’i bëjmë të gjitha thëniet së bashku”, ka thënë ajo.

Koordinatorja për Zhvillim nga Kombet e Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson, ka thënë se këto porosi në mure do të realizohen.

“Ndihem shumë e lumtur që jam pjesë e këtij organizimi, dhe që shoh kaq shumë vajza e djem të rinj në këtë ngjarje. Kjo ngjarje është ekskluzive dhe shumë e rëndësishme për vajzat e reja, prandaj i falënderoj organizatorët për këtë iniciativë. Ju do të jeni ndryshimi i shoqërisë dhe porositë që janë në mur do të jenë aty. Me ndihmën e të gjithëve këto porosi do të realizohen” , ka thënë ajo raporton EO.

Të ngjashme