Për dy javë mbyllet për qarkullim rruga Prizren – Gjakovë

Prishtinë | 27 Nën 2020 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Infrastrukturës përmes një komunikate për media ka njoftuar se të dielën do të mbyllet për qarkullim rruga Prizren – Gjakovë deri më 15 dhjetor.

Në komunikatën e dërguar sot, më 27 nëntor, thuhet se, “Njoftojmë qytetarët se të dielën do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve në rrugën Prizren-Gjakovë (hyrja në 1ytetin e Prizrenit)”.

Tutje thuhet se për arsye të angazhimit të makinerisë dhe sipërfaqes së madhe të punëve në trupin e rrugës ekzistuese, si dhe në anën tjetër fluksin e madh të qarkullimit të automjeteve në këtë rrugë, për masa sigurie në punishte dhe që mos të vjen deri te pengesat në ekzekutimin e punimeve dhe duke mbrojtur standardet dhe kualitetin e punimeve, do të bëhet ndërprerja e qarkullimit në rrugën Prizren-Gjakovë (Hyrja në Qytetin e Prizrenit) nga data 30.11.2020-15.12.2020.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme