Për herë të dhjetë dorëzohen dosje në Kushtetuese për kompensimin e dëmeve te luftës

Prishtinë | 10 Dhj 2021 | 09:20 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

OJQ “Ngritja e Zërit” dorëzon për herë të dhjetë ka dorëzuar dosjet e radhës në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit juridik të Gjykatës Supreme, me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës, raporton Ekonomia Online.

Jahir Bejta nga kjo organizatë tha se edhe pse behën 73 vjet nga miratimi i Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut nga ana e Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara gjykatat e Kosovës edhe përkundër obligimit Kushtetues nuk janë duke i zbatuar dispozitat nga kjo konventë.

“Kosova përmes Kushtetutës së saj i ka përvetësuar edhe konventat ndërkombëtare mandej ka vendosur madje i ka vendosur sipër gjyqësorit vendor për tu zbatuar nga gjykatat, por të njëjtat nuk janë duke u zbatuar”.

“Pra padrejtësisht palëve të dëmtuara në cilësinë e palëve paditëse u janë mohuar e drejta e garantuar qasja në drejtësi vendore. Sot i kemi dorëzuar tri dosje”, ta ai raporton EO.

Ai i bënë thirrje Qeverisë që me urgjencë të intervenojë në infrastrukturë ligjore duke u hapur rrugë gjykatave për shqyrtimin e padive drejtuar Serbisë për kompensim të dëmit.

Të ngjashme