Për herë të parë në Prishtinë mbahet Panairi i Vullnetarëve të Shëndetit Mendor

Prishtinë | 31 Kor 2021 | 11:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS), ka organizuar për herë të parë Panairin e Vullnetarëve të Shëndetit Mendor, në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe komunën e Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Panairi është mbajtur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë dhe ka pasur për qëllim promovimin e rëndësisë së vullnetarizmit në përmirësimin e klimës psiko-sociale në vend.

Dorentina Podrimqaku, zv.drejtoreshë në QIPS, tha se panairi do të shërbejë si një vendtakim për të gjithë individët entuziastë të cilët duan ta përmirësojnë perceptimin dhe qasjen aktuale të shoqërisë karshi shëndetit mendor.

Duke shtuar se synim kanë edhe të kontribuojnë në ofrimin e shërbimeve më cilësore për të gjithë personat në nevojë.

“Do të ketë organizatat të ndryshme ku të gjithë mund të vijnë e të konsultohen me organizatat. Ne po duam që të promovojmë punën vullnetare”.

Rina Gosalci nga drejtoria e Kulturës në komunën e Prishtinë, tha se është e rëndësishme që të organizohen nisma të tilla që qëllim kanë të kuptohet gjendja e shëndetit mendor të popullatës, raporton EO.

“Iniciativa të tilla është e rëndësishme që të ndodhin, jemi një shoqëri në zhvillim dhe kemi pasur trauma të shumta dhe është e rëndësishme të kuptojmë gjendje mentale të popullit tonë”.

Përgjatë panairi të gjitha organizatat dhe të gjitha nismat e tjera kanë pasur mundësi mundësinë ta shpalosin programin e tyre për të gjithë të ata të cilët duan që në mënyrë vullnetare të jenë pjesë e ndryshimit në shoqërinë kosovare.

Të ngjashme