Për mungesë të planit hapësinor në Rugovë vazhdojnë ndërtimet ilegale

Prishtinë | 29 Jan 2019 | 08:36 | Nga Ekonomia Online

Treva e Rugovës është shndërruar në një oazë të ndërtimeve të egra. Këto ndërtime vazhdojnë në 14 fshatrat e trevës së Rugovës, në të cilën asnjë objekt i ndërtuar nuk ka leje, pëlqim apo kushte ndërtimi. Shtëpitë, vilat, bujtinat, objektet hoteliere shfaqen si kërpudha pas shiut dhe askush dhe asnjë institucion nuk merret me to.

Në Rugovë nuk ka plan hapësinor, plan rregullativ e as plan menaxhues. Objektet ndërtohen gjithkah, ka munden e ka duan pronarët dhe, njëkohësisht ndotin edhe mjedisin me ujërat e zeza të patrajtuara që i derdhin në ndonjë përroskë e lumë apo në gropa septike, e të cilat pastaj ndotin ujërat nëntokësore, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë kaos të ndërtimeve pa asnjë plan dhe pa asnjë leje në trevën e Rugovës e quajnë zhvillim ekonomik përmes turizmit. Të gjitha këto ndërtime, që vitet e fundit kanë marr hov tepër të madh, duke mos u frikuar të ndërtojnë edhe në prona publike, po ndodhin në mungesë të Planit Hapësinor për këto bjeshkë të përfshira në parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, që është nën kompetencë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme