Në Ditën e Higjienës Menstruale, shpërndahen peceta në kampusin e Universitetit të Prishtinës

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Në Ditën Ndërkombëtare të Higjienës Menstruale QIKA dhe Butterfly kanë mbajtur konferencë për media para Bibliotekës Kombëtare. Leonida Molliqaj, Drejtore Ekzekutive në QIKA dhe Ragip Dermaku, pronar i kompanisë Butterfly, theksuan sërish nevojën për kundërshtim të stigmatizimit të menstruacioneve dhe varfërisë menstruale.

Menjëherë pas konferencës bashkë me aktiviste e aktivistë vazhduam shpërndarjen e pecetave menstruale falas në kampusin e  Universitetit të Prishtinës.

Gjithandej Kosovës sot u shpërndanë peceta falas nëpër shkolla, kafiteri e hapësira tjera publike.

Të ngjashme