Për nder të Sassolit, flamuri i BE-së në Prishtinë ulet në gjysëmshtizë

Prishtinë | 11 Jan 2022 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli ka vdekur në moshën 65-vjeçare, ka thënë zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, sot është në zi për humbjen e David Sassoli, Presidentit të Parlamentit Evropian.

“Ne i shprehim ngushëllimet tona të përzemërta dhe të sinqerta për familjen, të dashurit dhe kolegët e tij. Flamuri i BE-së është ulur në gjysmështizë për nder të tij”, njofton EULEX-i në faqen zyrtare.

Sassoli ka qenë anëtar i Parlamentit të BE-së prej vitit 2009.

Më 2019, ai është zgjedhur president i Parlamentit me bazë në Strasburg, pas propozimit të bërë nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe grupi i demokratëve.

Mandati i tij do të përfundonte në fund të këtij muaji, dhe ai nuk pritej që të kandidonte për një mandat të dytë.

Të ngjashme