Për nënat dhe fëmijët në Kosovë $10,000 nga Bank Street në Amerikë

Prishtinë | 15 Kor 2019 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Për të pestin vit me radhë, firma lidere e investimeve Bank Street Group ka organizuar ngjarjen vjetore bamirëse të golfit në Burning Tree Country Club në Greenwhich të SHBA-së.

Të hyrat nga kjo ngjarje bamirëse ndihmojne dhjetëra organizata anembanë globit, në mesin e të cilave edhe Action for Mothers and Children

“Ne jemi mirënjohës që kemi miq dhe partnerë të tillë si Bekim Ahmetaj, The Bank Street dhe DORO Restaurant Group, të cilët kanë ngritur $10,000 në mbështetje të nënave dhe fëmijëve në këtë ngjarje vjetore. Fondet e mbledhura do të mbështesin programet e kujdesit shëndetësor të AMC-së, programe këto të cilat punojnë drejt përmirësimit të jetëve të nënave dhe fëmijëve në Kosovë” theksoi Janine Mehmeti, Menaxhere për Ngritje të Fondeve, Action for Mothers and Children.

Bank Street Group është një firmë e investimeve bankare në Amerikë që i shërben sektorëve të teknologjisë, mediave dhe telekomunikimit. Për më shumë informata rreth këtij organizimi bamirës të Bank Street dhe të shihni më shumë foto nga ngjarja vjetore mund të vizitoni www.banksteetinvitational.com.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme