Për një ditë, 44 aktakuza ndaj 56 personave

Prishtinë | 04 Shk 2021 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur dyzetekatër (44) aktakuza, kundër pesëdhjetegjashtë (56) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë

ndaluar shtatë (7) persona dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) person, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda, është dërguar për obdukim, trupi i gjetur pa shenja jete, në Graçanicë.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur pesë (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj katër (4) të miturve dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme