Për një ditë janë dhënë 15 mijë e 967 doza kundër vaksinës Covid-19

Prishtinë | 29 Gus 2021 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 15,967 doza kundër vaksinës së koronavirusit.

Deri më sot 267,979 qytetarë të Kosovës janë vaksinuar me dozën e dytë të koronavirusi, ndërsa nga fillimi i vaksinimit në nivel vendi janë dhënë 798,812.

Në 24 orët e fundit nga 13,120 testime, 1,891 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Për një ditë janë shënuar 18 raste të vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se për një ditë janë shëruar 1,483 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 112,883.

Numri total i rasteve aktive në Kosovë është 25,797.

Të ngjashme