Për një ditë, shtatë raste të dhunës në familje në Kosovë, tri gra u rrahën nga burrat e tyre

Prishtinë | 03 Sht 2021 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Rastet e dhunës në familje kohëve të fundit kanë pësuar rritje në Kosovë, ku disa prej tyre kanë përfunduar edhe me vdekje, raporton Gazeta Express.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ndodhën 7 raste të dhunës në familje, kryesisht gratë janë ato që janë sulmuar nga burrat e tyre.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku në mesin e tyre 4 gra raportuan se janë dhunuar fizikisht e disa prej tyre edhe psiqikisht nga burrat e tyre.

Raporti i plotë i PK-së:

· Podujevë, 01.09.2021 – 21:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor.. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· 02.09.2021-06:50. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar është përdorues i substancave narkotike dhe në vazhdimësi përdor dhunë ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

· Gjakovë, 02.09.2021 – 21:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur), pasi që kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare (e mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendimi të prokurorit, i dyshuari i mitur është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

· Gjakovë, 01.09.2021 –18:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti ka sulmuar bashkëshorten e tij femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren, 02.09.2021 – NN. Viktima femër kosovare , ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi e ka kanosur përmes telefonit si dhe i ka dëmtuar automjetin e saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Suharekë, 02.09.2021 – 17:00. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Prizren, 02.09.2021 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhune psiqike dhe ka kanosur viktimën femër kosovare- bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Të ngjashme