Për një kopje të CD-së, tre muaj deri në tetë vjet burgim

Prishtinë | 10 Tet 2016 | 22:39 | Nga

Keqpërdorimet dhe kopjet në fushën e CD’ve janë duke vazhduar.

E, Kodi Penal nuk ka bërë dallim të shkalla e shkeljes së të drejtave të autorit. Kjo nënkupton që për një kopje të një CD’je, një person mund të dënohet tre muaj deri në tetë vjet burg.

Kështu thotë Drejtori i Zyrës për të Drejtat e Autorit pranë Ministrisë së Kulturës, Valon Kashtanjeva.

Kashtanjeva ka përmendur një rast në një qytet të Kosovës, ku personi i cili ka bërë shkelje të së drejtës së autorit është dënuar në shkallë të parë me dënim prej dy muaj burg.

Ai ka thënë në Tribuna Channel se në rast se vepra e tillë përsëritet, atëherë dënimi mund të jetë edhe me burgim efektiv.

Të ngjashme