Për një muaj u kryen mbi 1 mijë e 200 Rezonanca Magnetike në QKUK

Prishtinë | 14 Pri 2021 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Klinika e Radiologjisë ka shënuar shifra rekorde, duke realizuar 1 mijë e 236 Rezonanca Magnetike për një muaj, ndonëse Qendra Klinike Universitare e Kosovës po përballet me pandeminë Covid-19.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga QKUK.

Në raportin e punës për muajin mars, stafi i klinikës ka kryer, gjithashtu, 10 mijë e 142 radiografi dhe 1,707 procedura diagnostikuese përmes ultratingullit.

Gjatë kësaj periudhe, në këtë klinikë janë realizuar edhe 2, 246 Tomografi të Kompjuterizuar dhe 87 Radiologji Intervente.

Të ngjashme