Për një vit 4 sulme e 17 kërcënime ndaj gazetarëve, AGK-ja ankohet për zvarritje të proceseve gjyqësore

Prishtinë | 03 Maj 2021 | 11:50 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë vitit 2020 janë raportuar katër raste të sulmeve ndaj gazetarëve dhe 17 raste të kërcënimeve, raporton Ekonomia Online.

Këto të dhëna u bënë publike me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Leonora Dalipi, nga AGK-ja tha se përveç sfidave të përditshme gazetarët në mbarë botën janë përballur edhe me raportimin në kohë të pandemisë.

Në një konferencë për medie shtoi se zvarritja e proceseve gjyqësore ndaj gazetarëve vazhdojnë të mbeten pengesa kryesore, duke kërkuar që mos të pengohet puna e gazetarëve.

 “Edhe sot ua kujtojmë institucioneve detyrimin e fjalës së lirë me liri të garantuar. Zvarritja  e proceseve gjyqësore ndaj  gazetarëve vazhdojnë të mbeten pengesa kryesor enë ushtrimin e profesionit”.

“Në adresë të Asociacionit është rritur numri i rasteve të raportimit për pengim në punë. Ne vazhdojmë thirrje tona në luftimin e dukurive për të mospenguar gazetarët në punën e tyre”.

Të ngjashme