Për pasaportat biometrike, Kosova dënohet me 5 milionë €

Prishtinë | 28 Kor 2016 | 15:40 | Nga

Shtypshkronja shtetërore austriake e ka fituar çështjen ligjore kundër qeverisë së Kosovës, nga e cila ka kërkuar kompensim për shkak të vonesës në pagesa dhe për shkak të anulimit të parakohshëm të kontratës për dorëzimin e pasaportave biometrike.

Gjykata e Arbitrazhit të Odës Ndërkombëtare të Tregtisë në Paris vendosi në favor të shtypshkronjës austriake, dhe vendimi parasheh pagesën prej 4.996 milionë eurosh dhe shpenzimet tjera, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Kundër vendimit të arbitrazhit nuk ka mundësi ankese dhe autoritetet në Prishtinë janë të detyruar që në afatin prej 14 ditësh ta paguajnë shumën e caktuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme