Për shkak të punimeve disa lagje në Prishtinë do të mbesin pa ujë

Prishtinë | 04 Dhj 2020 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se gjatë ditës së shtunë do të realizohen disa punime teknike në ndërrimin e një valvole të ujit në afërsi të Rektoratit në Prishtinë.

“Për të realizuar një punim të tillë dhe të domosdoshëm duke ia dedikuar përmirësimit të infrastrukturës së rrjetës së ujit, jemi të detyruar të ndërpremë furnizimin me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:30 deri afërsisht në orën 13:30”, thuhet në njoftim.

Zonat që do të preken nga kjo ndërprerje janë: rruga “Dëshmorët e Kombit” që do të përfshijë pjesën e qendrës së kryeqytetit, pjesën e lagjes “Ulpiana” duke vazhduar me lagjen e “Spitalit” e deri te fillimi i lagjes “Veternikë” në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme