Për shkak të punimeve, në tri rrugë në kryeqytet planifikohet ndalja e ujit të premten

Prishtinë | 10 Sht 2020 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, të premten KRU “Prishtina” ka planifikuar ndaljen e ujit në tri rrugë në kryeqytet.

Siç është bërë e ditur nga Ujësjellësi, janë bërë të gjitha përgatitjet teknike, ndërsa ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë të gatshme për intervenim të pandërprerë.

“Andaj, nesër duke filluar nga ora 09:00 – 14:00 nuk do të kenë ujë të pijshëm këto zona: Rruga e ‘Shkupit ( i përfshirë edhe Spitali Amerikan), rruga ‘Mulla Zekë Bërdynaj’ dhe rruga ‘Riza Cerova’ , në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme