Për vetëm tre muaj janë lëshuar 1,709 viza nga Kroacia

Prishtinë | 17 Pri 2019 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Sipas raportit të Ambasadës së Kroacisë në Kosovë, në tre muajt e parë të këtij viti janë lëshuar 1,709 viza, ndërkaq 200 qytetarë janë duke pritur për vizë në këtë ambasadë, gjithashtu, është thënë se edhe për 50 mijë leje të punës ka kapacitet ky shtet. Mirëpo nuk kanë dhënë statistika për vitin 2018.

E në ambasadën e Gjermanisë, janë dhënë gjatë vitit të kaluar 38 mijë viza, ndërsa 13 mijë për qëndrim afatgjatë. Numrin e madh të atyre që presin për një termin në ambasadën gjermane e tregon fakti se pritjet për këtë zgjasin rreth një vit e gjysmë.

Një numër të madh të vizave për kosovarët, ka lëshuar edhe shteti i Sllovenisë. Afro 22 mijë viza janë lëshuar nga Ambasada e Sllovenisë në Kosovë për vitin që lamë pas, duke bërë që Kosova me këtë rast të radhitet e treta sa i përket lejeve të përhershme të lëshuara, pas Bosnjës dhe Serbisë.

Ndërkaq as nga këta të fundit nuk janë dhënë shifra për këtë vit, pasi që publikohen vetëm raporte vjetore. /RTV Dukagjini

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme