Përdori drita rotative në automjetin e tij, Policia e gjobit pejanin

Prishtinë | 14 Dhj 2021 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës e ka identifikuar një qytetar nga Peja, i cili në kundërshtim me ligjin ka përdorur drita rotative në automjetin e tij.

Me këtë rast, PK njofton se është gjobitur pejani, teksa lënda i është proceduar në Gjykatën kompetente.

“Si rezultat i veprimeve policore nga Peja, është identifikuar dhe ndëshkuar personi i cili në kundërshtim me ligjin kishte përdorur drita rotative me ngjyrë të kuqe dhe të kaltërt gjatë ngasjes së automjetit. Identifikimi i tij ishte bërë përmes rrjeteve sociale, pasi personi kishte publikuar një video incizim. Nga njësiti i trafikut (NJRKRR) i është shqiptuar gjoba dhe lënda është proceduar në Gjykatën kompetente”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme