Përfshihen nga zjarri dy banesa në lagjen “Arbëria” si pasojë e ventilimit

Prishtinë | 26 Sht 2021 | 15:11 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dy banesa në lagjen “Arbëria” në kryeqytet janë përfshirë nga zjarri, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast kanë dal në vendin e ngjarjes ekipet emergjente të policisë së Kosovës e  zjarrfikësit për të lokalizuar zjarrin, raporton Ekonomia Online.

Nga ekipet emergjente të Zjarrfikësve mbrapa kamerës thanë se nuk ka të lënduar, duke shtuar se në njërën banesë nuk kanë qenë brenda as një anëtarë.

Kati i tretë dhe i pestë kanë qenë të përfshirë nga zjarri. Sipas njërit zyrtar të zjarrfikësve zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i ventilimit, ku oxhaku nuk ka mundur ta përballojë.

No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme