Përfshihet nga zjarri kamioni në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Prishtinë | 30 Nën 2021 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Rreth orës 12:00 është raportuar se në magjistralen Prishtinë – Ferizaj një kamion është përfshirë nga zjarri.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit”, ka konfirmuar policia.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar, teksa policia po trajton rrethanat e ngjarjes.

“Nuk raportohet për të lënduar, përderisa po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, përfundoi policia.

Të ngjashme