Përfshihet nga zjarri një veturë në Malishevë

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Një person në Malishevë gjatë ditës së djeshme ka raportuar se në rrethana të panjohura, nga zjarri i është përfshirë vetura e tij e cila gjendej në garazhe.

Njësitë relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin, njofton raporti 24 orësh i policisë përcjell Klan Kosova.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz, ndërsa Rasti vazhdon të hetohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme