Përfundon asfaltimi i tri rrugëve në kryeqytet

Prishtinë | 16 Nën 2020 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se janë asfaltuar disa rrugë në kryeqytet. Në njoftim theksohet se në ditët në vijim do të rregullohen edhe trotuaret e këtyre rrugëve.

Ka përfunduar asfaltimi në rrugët ‘Pashko Vasa’, ‘Mujo Ulqinaku’ dhe ‘Lorenc Antoni’ të kryeqytetit, dhe qarkullimi në to, siç thuhet në njoftim, do të jetë më i sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

Në ditët në vijim do të përfundohen edhe trotuaret dhe do të jenë të gatshme për t’u shfrytëzuar, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Të ngjashme