Prokuroria ia dorëzon pasdite raportin e autopsisë familjes Dehari

Prishtinë | 18 Nën 2016 | 14:45 | Nga

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon opinionin publik se Prokuroria Themelore në Prizren ka pranuar sot raportin e autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, për të ndjerin Astrit Dehari.

Menjëherë pas pranimit të këtij raporti, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha e ka ftuar përfaqësuesin e familjes Dehari, avokatin Tomë Gashi, që së bashku me prindërit e të ndjerit Astrit Dehari, gjatë ditës së sotme të vijnë në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, për ta pranuar një kopje të raportit, si dhe për t;u informuar për të gjeturat gjatë procesit të autopsisë.

Për hir të transparencës dhe informimit të drejtë të opinionit publik, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, në konsultim me familjen Dehari ndërkohë do ta informojë opinionin publik me rezultatet e raportit të pranuar sot nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Avokati i cili po merret me rastin e familjes Dehari, Tomë Gashi, ka treguar se në orën 15:15 do ta marrë raportin e obduksionit në Prokurorinë e Shtetit.

“Në ora 15:15 do ta marr raportin e obduksionit ne Prokurorinë e Shtetit ne Prishtine i cili do te me dorezohet ne cilesine e Avokatit te familjes se aktivistit te Levizjes Vetëvendosje” ”, ka shkruar Gashi në faqen e tij në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme