Përfundon hartimi i Ligjit për fshatin Kabash, ka për qëllim përkujdesin ndaj resurseve natyrore

Prishtinë | 11 Tet 2020 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë me dije se ka përfunduar hartimi i Ligit për fshatin Kabash.

Gashi ka shkruar se qëllimi I këtij ligji është përkujdesi ndaj resurseve natyrore, të trashëgimisë kulturore.

Postimi I plotë:        

Jam shumë i lumtur që pas një pune intenzive me bashkëpunëtorë dhe Bashkësinë Lokale të Fshatit Korishë, përfunduam hartimin e Ligjit për Kabashin e Vendit, të cilin, në cilësinë e deputetit edhe zyrtarisht ia propozova për shqyrtim Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Qëllimi i këtij ligji është përkujdesi ndaj resurseve natyrore, të trashëgimisë kulturore, si dhe promovimi i këtij lokaliteti për zhvillimin e turizmit malor, si dhe përkujdesi ndaj vlerave kulturore të Kabashit si një lokalitet me traditë të lashtë në ruajtjen dhe zhvillimin e traditave dhe zakoneve shqiptare.

Me këtë ligj përcaktohet e drejta e fshatit Kabash në ushtrimin e autoritetit të tij për përkujdesin ndaj resurseve natyrore, të trashëgimisë kulturore, si dhe promovimi i këtij lokaliteti për zhvillimin e turizmit malor, si dhe investimeve të shtetit në këtë zonë me traditë dhe resurse të veçanta

Urime Kabash, na priftë e mbara! KG

No description available.

Të ngjashme