Përfundon intervistimi i Veselit nga Gjykata Speciale

Prishtinë | 10 Dhj 2019 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Pas rreth 3 orësh ka përfunduar intervistimi i Kadri Veselit nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Sepciale, raporton Ekonomia Online.

Veseli dje nga Aeroporti i Prishtinës ka thënë se Gjykata Speciale është sfidë për të, por është edhe një moment për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së UÇK-së.

“Çdo pjesëtar i UÇK-së është krenar për luftën e pastër dhe që ka pasur fatin t’i shërbejë asaj. Edhe unë me asgjë nuk e ndërroj atë kohë të luftës”, ka thënë Veseli.

Intervista e Kadri Veselit fillimisht ishte caktuar -në fillim të këtij muaji, por që më pas ishte shtyrë për 10 dhjetor.

Të ngjashme