Nuk miratohet rezoluta për rishqyrtim të masave, Vetëvendosje voton kundër

Prishtinë | 27 Jan 2022 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Nuk ka kaluar në Kuvend rezoluta e opozitës me rekomandimet për masat kundër COVID-19 si dhe rekomandime tjera mbi situatën e krijuar pas rritjes së rasteve me COVID-19.

Ndër të tjera, në mesin e rekomandimeve ishte edhe ai që Kosova të konsultohet me shtetet fqinje, përfshirë Shqipërinë e Maqedoninë për masat kundër COVID-19

Nënkryetari i LDK-së Kujtim Shala i cili është duke udhëhequr seancën bëri të ditur se në procesin e votimit kanë marrur pjesë 62 deputet ku prej tyre 21 kanë votuar për dhe 41 kundër.

“Në procesin e votimit 62 deputetë kanë qenë pjesë e votimit ku nga ta 21 janë për ndërkaq 41 janë kundër kështuqë nuk i miratojë rekomandimet inicuese të seancës së jashtëzakonshme”.

Të ngjashme