Përgatitën mbi 4 milionë dollarë fals, tre të arrestuar

Prishtinë | 21 Jan 2020 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, me kërkesë të Njësisë së Hetimeve Rajonale DRP-Prizren, gjatë një operacioni të bastisjes në tri qytete të Kosovës, ka arrestuar tre persona nën dyshimin për falsifikim të parave.

Informacionet relevante janë marrë gjatë një operacioni kontrolli dje rreth orës 12.00, në Hoçë e Qytetit në Prizren, pas së cilës janë kryer bastisje në Gjakovë dhe Gjilan. 

Operacioni i bastisjes dhe kontrollit nga hetimet rajonale, NJRHKEK Prizren, Gjilan dhe Gjakovë ka rezultuar në gjetjen dhe sekuestrimin e 7 paketave me letra të formatit A-4 të gatshme për printim për monedhat 50 dollarësh amerikanë, një makinë e cila është e destinuar të përdoret për prerjen dhe ngjyrosjen e bankënotave, një automjet Audi A/4 ngjyrë e bardhë, një qese plastike me 0.5g marihuanë, një predhë e plumbit, një telefon mobil, një laptop, një skaner/fotokopje për letër,  një aparat për terje të letrës. 

Po ashtu, janë gjetur dhe janë sekuestruar edhe një pistoletë e llojit Ecol kontakt kalibri 9mm, dy fishekë të kalibrit 9 mm, dhe dy telefona mobilë. 

Lidhur me rastin e potencuar, ‘falsifikimi i parasë’ pas ekzaminimeve dhe numërimit nga Forenzika rezulton se te pakot e gjetura me letra janë 20.422 letra, vlera totale që mund të prodhoheshin nga kjo sasi është 4 milionë e 84 mijë e 400 dollarë. 

Pas intervistimit, tre të dyshuarve të arrestuar me aktvendim të prokurorit iu është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme