Përkrahësit e VV-së: Sot është ditë e kobshme

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 12:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur para objektit të Kuvendit të Kosovës, ku po mbahet seanca për votimin e Qeverisë së re, raporton Ekonomia Online.

Shukri Retkoceri, njëri nga protestuesit, e cilësoi këtë ditë si të kobshme për popullin shqiptar.

“Sot është një ditë e zezë, ditë e kobshme për popullin shqiptar.”

Ndërsa, i quajti armiq dhe tradhtarë kriminelat e Serbisë si dhe ata që kanë dhënë urdhra për vrasjen e komandantëve të UÇK-së.

“Armiq janë, siç dihet, kriminelët e Serbisë. Tradhtarë janë të kombit ata të cilët kanë dhënë urdhra për vrasjen e shumë komandantëve të UÇK-së. Këtë e kanë dëshmu dhe po e dëshmojnë njerëzit që kanë qenë në luftë. Ata kur thonë që Hashimi apo Hasani apo Shukriu ka dhënë urdhra për vrasje të komandantëve, për mu është kriminel edhe hajn edhe tradhtar ai që jep urdhra”, tha ai.

Nga ana tjetër, ky përkrahës i Vetëvendosjes pati lëvdata për kryeministrin e deritanishëm, Albi Kurti.

“Albini atë ditë që u bë kryeministër, të nesërmen shkoi, tha sot jam bë kryeministër, po ua rriti rrogat policisë dhe ushtrisë, të dytën ditë tha pardje unë jam bë kryeministër, vetes do t’ia zvogëloj rrogën qind për qind”, u shpreh ai, raporton EO.

Të ngjashme