Përkrahet ideja për shitjen e qeseve të plastikës, do të ndikonte në ruajtjen e mjedisit

Prishtinë | 21 Nën 2019 | 11:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra Kosovare për Përkrahje të Biznesit (KCBS) ka organizuar tryezën “Si t’i zëvendësojmë qeset e plastikës pa u dëmtuar bizneset” në lidhje me hapat për zbatimin e planit të MMPH-së për zvogëlimin e përdorimit të qeseve të plastikës, raporton EkonomiaOnline.

Drejtori i “Lets Do It Kosova”, Luan Hasanaj në këtë tryezë u shpreh se problemi i ndotjes në Kosovë është shumë i madh, por shtoi se problemi i ndotjes nga qeset plastike është më lehtë i zgjidhur pasi vet bizneset mund të fillojnë shitjen e tyre dhe vetëdijesimin e qytetarëve.

“Sigurisht që problemi i ndotjes është i madh në Kosovë, sot që po flasim më një mjedis gati i pajtueshëm, ajri toka janë të ndotura, kur janë të mëdha këto ndotja nga qeset e plastikes janë sekondare kemi deponi nga materialet ndërtimore. Problemi i qeseve plastike është më lehtë i zgjidhur e sidomos me kontributin e qytetarëve.

Si organizatë e kemi trajtuar këtë problematikë, jemi munduar të sjellim edhe praktika nga vendet e tjera, ekziston një mungesë e vullnetit politik por edhe e bizneseve.

Besnik Sylejmani, kryetar i bordit për shitje me pakicë tha se e përkrahin iniciativën për shitjen e qeseve të plastikës që të kontribuojnë në mbrojtën e mjedisit dhe poashtu të mbrojnë bizneset.

“Jemi të kënaqur me këtë iniciativë, ne si rrjet i bizneseve qe 1 vit jemi duke biseduar për të shtyrë këtë çështje përpara, ne e kemi pasur fatkeqësisht me shpërbërjen e qeverisë këtë problem, ne si rrjet i bizneseve jemi të gatshëm të diskutojmë këtë çështje, ose t’i shesim ose të i largojmë qeset e plastikës, që të ndikojmë në mbrojtje të mjedisit dhe poashtu që të ndikojmë pozitivisht në biznes. Shpresojmë të gjejmë përkrahje nga ministria e mjedisit për me diskutua këtë çështje dhe ta përkrahim këtë iniciativë”

Visar Berisha- këshilltar i ministrit të mjedisit dhe planifikimit hapësinor, tha se tani ekziston një udhëzim administrativ për qeset e plastikës por që pritet të plotësohet apo ndryshohet por këtë do ta bëjnë në koordinim me bizneset në mënyrë që ata të mos dëmtohen.

“Një ndër problemet e ndotjes janë edhe qeset e plastikës, MMPH ka nënshkruar udhëzimin administrativ për qeset e plastikës, ne si ministri për vitin 2019 kemi parë plotësim ndryshimin e këtij udhëzimi, me këtë kemi paraparë që qeset të riciklohen. Ne si ministri nuk kemi dashur të marrim një veprim që i dëmton bizneset, por kemi dashur të bëjmë një vendim në koordinim me bizneset”, tha ai.

Kosova është vendi i vetëm në rajon që i jep qeset e plastikës pa pagesë.

Të ngjashme